Kompania inxhinierike Furrion Exo-Bionics ka prezantuar veshjen skeletore 4-tonëshe të quajtur Prosthesis, të cilin mund ta pilotojë çdokush.

Krijuesit e tij thotë se mjeti është pjesë e një fushate “globale garimi ku atletët konkurrojnë duke ‘veshur’ kostume gjigande mekanike”.

Roboti i tyre Prosthesis nevojiti tre vjet testime dhe trajnime të pilotëve, duke krijuar “kostumin” mekanik me katër këmbë masive, që ka fuqi për të ngritur makina, mund të ecë në dëborë dhe të ngjitet në pirgje inertesh.

“Ne e krijuam atë me katër këmbë pasi pilotuesi ka katër gjymtyrë me të cilët komandon lëvizjet e gjigandit”, tha një nga krijuesit Jonathan Tippett.
Në video ai shton se gjigandi mekanik është “një kryqëzim mes një kamioni të fuqishëm, një ekskavatori dhe një dinosauri”.

Por idea e Prosthesis nuk është vetëm zbavitje pasi pilotët do t’i komandojnë ata duke lëvizur këmbët e krahët e tyre për t’i bërë të lëvizin. “Prosthesis nuk ka leva komandimi, timonë apo pedale, ai kontrollohet 100 përqind nga piloti me lëvizjen e gjymtyrëve të tij. Kostumi mekanik nuk ka aftësi të tijat për të ruajtur ekuilibrin, prandaj dhe komandimi i tij është një sport më vete,” shton Furrion explained.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel