“Porosia e Nokës që deputetët të veshin rroba doku”, Murrizi i denoncon me emra: Albana Vokshi ka puse nafte, Noka e Çela biznese, Bozdo ka babain milioner, Boçi ka krushkun….
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të parë të Përmetit, Dhimitër Nasit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij Meta thekson se nga sot, Shqipëria do të ketë një intelektual të përkushtuar më pak. Sakaq presidenti e ka mbyllur postimin duke iu shprehur ngushëllime familjes së tij.
Mesazhi i plotë i Metës:
Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri!
Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë!
Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shembuj si i Dhimitrit!
Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo!
Top Channel