Këto njolla të zeza që shihni janë të një automjeti që u dogj pak minuta pas mesnatës së të dielës në zonën e “Kodrës së Diellit”.
Dyshimet e policisë janë që zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Kjo makinë që shihni, është djegur në Berat këtë të hënë, teksa ka qenë e parkuar. Zjarrfikëset kanë mundur të shuajnë flakët, ndërsa dyshimet janë që zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik. Muaji gusht është shoqëruar me djegien edhe të disa makinave të tjera. Në vetëm 24 ditë janë shkrumbuar mbi 10 automjete, mes tyre edhe një autobus i një linjë urbane.
Por çfarë thonë ekspertët autoteknikë, për shkaqet e makinave që marrin flakë, kryesisht në ecje?
“Makina që ka ardhur ka probleme me sistemin e frenimit, është një nga problemet kryesore në marrjen flakë në këtë rast. Problemi qëndron që kjo e ka bllokuar pistonçinin dhe ka qëndruar makina në frenato. Makina ka ardhur nga Saranda sot që mund të ishte një aksident zjarri i padiskutuar. Problemi tjetër është kabllazhi elektrik, lidhjet elektrike që bëhen nëpër makina. Në rastin konkret në rast se unë do ta kisha lënë thjesht të izoluara, pa izolantin përkatës, pa kallajin që duhen të jetë, normalisht me kalimin e kohës ato bëjnë masë me njëra-tjetrën, nxehen telat dhe shkaktojnë djegie. Uji është problematik sepse kalon në tej nxehje. Normalisht një mungesë e ujit mund të shkaktojë shumë gjëra. Duke parë tej nxehjet e motorit çdo gjë mund të shkrijë dhe është rrezik zjarri edhe kjo”, u shpreh elektroaut Kedi.
Ashtu siç sugjerojnë xhenerikët dhe elektroautët, makinës duhet ti bëjmë kontrolle dhe shërbime të shpeshta me qëllim që të eliminojmë rreziqe të tilla si marrja e makinës flakë në ecje.
Top Channel