
Një tjetër incident është shënuar në pistën e Spielberg-ut në Austri, në të cilën një javë më parë u përfshinë në një aksident piloti francez Johann Zarco dhe ai italian Franco Morbidelli.
Pasditen e sotme, piloti Mavernick Vinales është detyruar të hidhet nga motori teksa ishte duke ecur me një shpejtësi diku tek 200 km/orë. Mesa duket piloti spanjoll e kuptoi menjëherë defektin në motorin e tij Yamaha, i cili nuk po frenonte, madje në lidhje me këtë ai sinjalizoi dhe komisarët e pistës.
I ndodhur përballë kësaj të papriture, ai u detyrua të hidhet nga M1-shi i tij, i cili pak sekonda më pas u përfshi nga flakët.
Si pasojë e incidentit gara u ndal për disa momente, ndërsa në fund fituesi i saj u shpall piloti i KTM-së Miguel Oliveria, ndërsa pas tij u renditën Pol Espargaro dhe Jack Miller.
red flag maverick vinales pic.twitter.com/S87BrCGCrP
— Fery Priatna (@Feryatna24) August 23, 2020
Top Channel