Kaliforni, digjen qindra mijëra hektarë, Trump shpall gjendjen e katastrofës madhore

23/08/2020 18:43

Disa nga zjarret më të fuqishëm që janë parë ndonjëherë në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë vazhduan të përhapen me furi të shtunën, duke shkrumbuar rreth 1 milion hektarë tokë brenda një jave.

Të shtunën Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e katastrofës madhore, e cila hap mundësinë për të siguruar ndihmë nga qeveria federale.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se fondet do të përdoren për këshillime në rast krizash, strehimin e shërbime të tjera sociale në qarqet ku njerëzit janë prekur nga zjarri. Dy vatra të mëdha që përfshinë zonën e gjirit të San Franciskos u bënë zjarret e dyta dhe të treta më të mëdha për nga madhësia, në historinë e viteve më të fundit të këtij shteti. Ndërsa moti i freskët e me lagështirë gjatë natës ndihmoi ekipet e zjarrfikësve që të përparojnë për të vendosin nën kontroll situatën, parashikohet e motit për ditët në vazhdim siç thonë zyrtarët e shtetit, mund ta zhbëjnë përparimin e shënuar.

Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi një paralajmërim rreth rrezikut të lartë që paraqet zjarri për disa zona, si ajo e gjirit dhe përgjatë bregut qendror, duke filluar të dielën në mëngjes deri të hënën pasdite.

Nuk e kemi kaluar ende situatën e rëndë, jemi ende në beteje“, shkruante në një postim në Twitter shefi i Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, Thom Porter.

Në një javë, shteti i është përgjigjur më shumë se 585 vatrave të zjarrit, kryesisht të vogla e të shkaktuara nga disa mijëra goditje rrufeje. Shumica e dëmeve është shkaktuar nga tre vatra zjarri që kanë shkatërruan pyje dhe zona rurale në gjirin e San Franciskos. Si pasojë e zjarreve të fuqishëm në të gjithë shtetin kanë humbur jetën të paktën pesë persona dhe janë plagosur 43 të tjerë, përfshirë zjarrfikës. Rreth 700 shtëpi si dhe objekte të tjera. janë djegur Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e rreth 175 mijë njerëzve.

Të premten zoti Newsom kërkoi ndihmë nga Kanadaja dhe Australia ndërsa 14 mijë zjarrfikës nga Kalifornia dhe 10 shtete të tjera amerikane me ndihmën e Gardës Kombëtare dhe ushtrisë, vazhdojnë të luftojnë për të vendosur situatën nën kontroll./VOA/

Top Channel