Bota e futbollit në ankth/ Pas leucemisë, ish-trajneri i Milanit infektohet me koronavirus

23/08/2020 18:32

Një diagnozë e mëparshme me leucemi dhe tashmë infektimi me koronavirus, e kanë kthyer trajnerin e Bologna-s, Sinisa Mihajloviç, në një nga personat e rrezikuar nga kjo pandemi.

Lajmin e infektimit të trajnerit e ka konfirmuar vetë klubi i Bologna-s, i cili tha se serbi është vendosur në karantinë 14 ditore dhe nuk ka shfaqur simptoma.

Kujtojmë që një vit më parë, ish-trajneri i Milanit u diagnostikua me leucemi, madje ai iu nënshtrua disa seanca kimioterapie, si edhe bëri transplantin e palcës kurrizore.

Asokohe trajneri mungoi për tre muaj dhe nuk ishte pjesë e skuadrës gjatë gjithë fazës përgatitore para nisjes së kampionatit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta