Si do të dukeshin ikonat e ekranit nëse tiparet e tyre do të përputheshin me “raportin e artë” të bukurisë

22/08/2020 20:26

Shumë është folur për “raportin e artë”, formulën e lashtë greke të bukurisë fizike, që sipas kërkuesve reflekton perfeksionin në fytyrën e një personi.

Sipas disa prej kritereve, fytyra e një personi “të bukur” është 1.6 herë më e gjatë sesa e gjerë, distanca mes vijës së flokëve në ballë dhe fundit të mjekrës duhet të ndahet në 3 pjesë të barabarta, ndërsa gjerësia e syve duhet të jetë e barabartë me distancën mes syve.

Por për ta provuar këtë rrjetet e internetit kanë aplikuar me anë të teknologjisë përmasat në tiparet e fytyrave të njohura të ekranit dhe jo të gjitha u kthyen në “të përkryera”.

Normalisht njerëzit duhet të respektojnë individualitetin e çdo personi, por gjithsesi ju vetë mund të zgjidhni se cila duket më bukur; “raporti i artë” apo fytyra natyrale …

FOTO GALERI
3/15

Top Channel