LSI nis zgjedhjen e kandidatëve/ Petrit Vasili: Nuk do të presim vjeshtën

22/08/2020 15:35

Ende pa u afruar periudha zgjedhore, dy forcat  më të mëdha te opozitës kanë nisur përgatitjet për garën  elektorale të 2021. 

“Absolutisht po, nuk kemi si të presim vjeshtën. Situata është shume dramatike, jemi përpara një përmbysje të madhe, dhe patjetër që strukturat tona janë te alertuara, që nga kryetarja e partisë dhe dhjetra e dhjetra njerez jo vetem ish deputetet te cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Duke pasur një qeveri banditeske sigurisht nuk mund te ketë pushim.”

Demokratët e nisën herët procesin e filtrimit të kandidatëve ,  të cilët do duhet  të kalojnë disa hallka për tu përballur në  vjeshtë më votën e anëtarësisë. Edhe Lëvizja Socialsite për Integrim ka nisur seleksionimin e kandidatëve potencial,  të cilët kanë zbritur  në terren. Nënkryetari i kësaj partie  Petrit Vasili zbulon se  LSI do ketë një mënyrë krejt tjetër  përzgjedhjeje.

“Ka pasur nje gje teper te thjeshte ne LSI ne te gjithe traditën e saj, qe  është gjithe kjo pune intensive qe po flasim bashke, kjo pune evidenton menjehere se cilet janë ata që marrin pergjegjesi persiper, të cilët njerezit duan ti degjojne dhe komunikojne me ta dhe natyrshem keta jane dhe pjese e listës. Nuk mund te kemi njerez te cilet nuk janë aktiv, njerëz që kane me te rendesishme diten e pushimit sesa nje dite afer qytetareve . Këtë përzgjedhje  ne LSI e kane bere vete njerezit, opinioni. :

Ndryshe nga  disa parti të  opozitës të cilët janë komod  në listat e  Partisë Demokratike,  Lëvizja Socialiste për Integrim po mendon për listën e saj fituese.

“Ne jemi 100 % te pergatitur te konkurojme sic kemi konkuruar tradicionalisht si LSI qe ne fillimin e saj. Padiskutim ka nje LSI,  e cila eshte e pergatitur te ece perpara me identitetin e vet politik, me formacioni e vet politik me të  potancialin e vet politik,  e cila do perfaqesohet dhe votohet nga elektorati.”

Në korridoret e partive opozitare kane nisur te përflitet edhe për emrat e pare potencial edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare. Suprizë mund te jetë kandidatimi I kryetares se Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ne Fier.

Lëvizjet e  forta të Kryemadhit në përballje  nuk janë të  panjohura. Në zgjedhjet e vitit 2017 kryetarja e LSI kandidoi në Elbasan ndërsa ne 2013 ne Lezhe, ku është parë se angazhimi i saj në fushata ka venë në lëvizje elektoratin. Në Berat mund të ketë një hyrje të re, pasi po vlerësohet kandidimi i anëtares se kryesisë Elona Guri.

Juglindja i është besuar mesa duket sekretarit të partisë a  Endrit Brahimllari i cili prej ditësh ka nisur takimet në këtë zone.  Ne Elbasan  po shihet  mundësie e kandidatimi të Edmond Haxhinasto,  ndërsa në Gjirokastër e Vangjel Tavos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA