Momentet e pabesueshme kur turma formon zinxhirin njerëzor për të shpëtuar surfistin në Britani

21/08/2020 18:03

Këto janë momentet dramatike kur turma e pushuesve formoi një zinxhir njerëzor për të shpëtuar një notar nga një stuhi bregdetare në jug të Britanisë.

Njerëzit në plazhin e Dorset u lidhën shpejt me njëri-tjetrin për të nxjerrë në breg surfistin në vështirësi dhe personin qe po e ndihmonte.

Notarët nuk po arrinin të ktheheshin në breg prej baticës së fortë dhe stuhisë Elen, që krijoi erëra me shpejtësi 50 km në orë si dhe valë të medha.

Një prej burrave nisi të kërkonte ndihmë me anë të shenjave dhe rreth 30 njerëz u afruan në breg duke u lidhur me njëri-tjetrin me krahë.
Duke u përballur me erën dhe valët ata arritën te njerëzit në vështirësi dhe i shpëtuan.

Dëshmitarja Emily Foote, 27 vjeçe nga Bridport, tha: “Shkuma në breg ishte aq e madhe sa dukej si një lavatriçe, në një moment mendova se do të dilnim me 10 viktima në vend të vetëm 1 apo 2. I gjithë plazhi duartrokiti kur dyshja doli në breg dhe që nuk kishin nevojë për ndihmë mjekësore emergjente”.

Roja bregdetare e Lulworth tha në një deklaratë: “Ishim të lumtur që edhe shpëtuesi edhe viktima dolën në breg dhe u larguan me këmbët e tyre. Me këto valë të mëdha dhe baticat e pranverës dhe nuk këshillojmë notin apo surfin në këtë zonë. Tërheqja është shumë e fuqishme dhe të merr pa problem me vete”.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel