Kirurgu plastik përdor “Raportin e Artë” për renditjen e ikonave të ekranit me “fytyra perfekte”

21/08/2020 21:17

Kirurgët plastikë supozohet se dinë gjithçka mbi bukurinë pasi janë ata që “çojnë botën përpara” drejt pamjes ideale.

Por megjithatë edhe ata vetë nuk mund të përmendin gratë më të bukura në botë pasi ashtu si të gjithë, ne opinionet e tyre janë subjektive. Prandaj dhe Dr. Julian De Silva vendosi të mbështetet vetëm te shkenca dhe të zbatojë në praktikë formulën e lashtë greke të bukurisë, për të klasifikuar femrat më të famshme.

Në pamje të parë “Raporti i Artë” është vetëm një numër por shumë skulptorë e artistë si klasikë si Da Vinci, Michelangelo, e Raphael thuhet se e përdornin për të balancuar punimet e tyre.

Sipas tij, fytyra e një personi “të bukur” është 1.6 herë më e gjatë sesa e gjerë, ndërsa distanca mes vijës së flokëve në ballë dhe fundit të mjekrës duhet të ndahet në 3 pjesë të barabarta  si në figurë. Ndërsa disa raporte të tjera janë influencues për tërheqjen që njerëzit ushtrojnë me tiparet e tyre të fytyrës, siç është gjerësia e syve, që duhet të jetë e barabartë me distancën mes syve.

Dr. Julian De Silva vendosi të zbulojë se cilat nga femrat e famshme janë më afër “fytyrës ideale greke” duke analizuar formën e fytyrës, të buzëve, vetullave, qerpikëve e tipareve të tjera.

Ja rezultatet e arritura prej tij …

FOTO GALERI
2/10

Top Channel