Me një koment të vetëm, thotë CNN, kryeministri Australian Scott Morrison arriti ta kthente një histori pozitive koronavirusi, sigurimin e vaksinës, në makthin e ri të pandemisë: luftën kundër vaksinave.

Duke u mburrur për faktin që Australia ka arritur të sigurojë një sasi të mjaftueshme vaksinash, të cilat do t’i ketë në dorë sapo të jenë gati, ai tha se me shumë gjasë, ajo do të jetë e detyrueshme për shtetasit e vendit të tij. Reagimet ishin të menjëhershme, aq sa vetë shefi i ekzekutivit u detyrua brenda ditës t’i tërhiqte fjalët e tij dhe mbrëmjen e së mërkurës, të deklaronte se “në Australi nuk ka vaksinë të detyrueshme”.

Por dëmi tashmë ishte bërë: grupet kundër vaksinave në vend u mobilizuan, të ndjekura edhe nga të tjera në mbarë botën.

“A u habit ndonjëri prej jush? Shpresoj që jo. Sepse kjo tregon qartë që e gjithë kjo është e planifikuar”, u shpreh aktivisti amerikan kundër vaksinave, Larry Cook.

Edhe karikaturisti i njohur, Ben Garrison shkroi në Twitter:

“Kujdes nga kërcënimi i tiranisë së vaksinave të Covid-19”.

Një sërë kompanish janë vënë në garë me kohën për krijimin e një vaksine të sigurt kundër koronavirusit, dhe të paktën 5 prej tyre janë tashmë në fazat e fundit të testimit. Vaksinat tradicionale kërkojnë më shumë kohë për t’u zhvilluar, por vaksinat e acidit ribonukleik (RNA) nuk përmbajnë virusin, mRNA është një molekulë që udhëzon ADN-në tonë që të prodhojë proteina nga rritja e sasisë së koronavirusit dhe kjo është një metodë që shkurton kohën e prodhimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA