Toksina në çaj/ Putin merr me humor helmimin e opozitarit Alexei Navalny, Kremlin i uron “shërim të shpejtë” (foto)

20/08/2020 16:00

Kremlini tha sot se i uron shërim të shpejtë kryeopozitarit Alexei Navalny teksa doktorët po punojnë për të shpëtuar jetën e tij pas pretendimeve se është helmuar me toksina në çaj.

Aktivisti i njohur anti-korrupsion u ndje keq sot në mëngjes gjatë fluturimit nga Tomsk drejt Moskës çka solli dhe uljen e emergjencës së avionit në qytetin siberian të Omsk.

Në video shihet 44-vjeçari që dërgohet me barrelë në një ambulancë që priste, ndërsa të tjera filmime e tregojnë atë duke ulëritur me dhimbje në avion pas helmimit të dyshuar.

Raportimet thonë se ai ëshrtë në gjendje të rëndë duke marrë frymë me ventilator, tha sekretarja e tij e shtypit Kira Yarmysh.

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov i uroi Navalny një shërim të shpejtë dhe insistonte se doktorët më të mirë po punojnë për ta ndihmuar.
Ai shtoi se nuk ka prova që politikani është helmuar dhe nëse provohet se i janë dhënë toksina, një hetim i plotë do të kryhet.

I pyetur nëse Putin është në dijeni të gjendjes së Navalny, Peskov tha:
“Lajmet e mediave mund të ndiqen lirisht nga të gjithë, ashtu si dhe për kreun e shtetit”.

Yarmysh tha se dyshohet se helmi i është dhënë Nalvany në çajin që konsumoi në aeroport, e ilustruar dhe në imazhet e qarkulluara gjerësisht në rrjet.

Raportime të tjera thanë se menaxheri i Vienna Cafe në aeroportin e Tomsk, ku është bërë dhe foto, anëtari i stafit që i shërbeu Navalny është zhdukur.

Ne nje incident te ngjashem ne 2006, Alexander Litvinenko u semur pas hedhjes se lendes radioaktive polonium-210 ne caj ne nje restorant ne Londer. Ai vdiq tre jave me vone.

Sergei Skripal dhe e bija Yulia u helmuan ne Britani me agjentin nervor Novichok por mbijetuan.

Top Channel