‘Pse nuk ka shkuar në Minsk’, Rama: OSBE nuk shkon për selfie në protestë, kemi pasur komunikime me BE

20/08/2020 16:33

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter i është përgjigjur zërave kundër të politikës së pse nuk ka shkuar në Minsk.

Sipas Ramës në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Më tej Rama shton se ka pasur komunikime të shpeshta me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, por nuk janë bërë publike.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë????

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA