Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme datat e fillimit dhe të përfundimit të kampionateve kombëtarë për sezonin 2020-2021.
Ky sezon futbollistik do të fillojë më datë 31 gusht me finale e Superkupës së Shqipërisë e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të përfundojë më datë 29 maj 2021 me finale e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohet në “folezën” e shqiptarëve “Air Albania”.
Më poshtë mund të gjeni datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:
- Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
- Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
- Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 Tetor 2021 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.
- Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 Maj 2021.
- Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.
- Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.
- Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 Shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 Maj 2021.
- Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 Tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 Maj 2021.
- Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 Shtator 2019 dhe përfundon më date 30 Maj 2021.
- Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 Maj 2021.
Top Channel