Koleksionisti britanik dhe i dashuri financier ekzekutohen në shtëpinë e tyre në Maltë gjatë grabitjes

20/08/2020 16:40
Financieri Christian Pandolfino (majtas) dhe partneri i tij Ivor Maciejowski (djathtas) jane vrare ne apartmentin e tyre ne Malte

Një koleksionist britanik arti dhe partneri i tij financier janë gjetur dje të vrarë me armë në shtëpinë e tyre në Maltë.

Ivor Maciejowski, britanik me prejardhje polake, u gjet i vdekur me plagë të shumta arme zjarri në katin e dytë të shtëpisë së tyre në rezortin maltez Sliema.
Partneri i tij maltez Christian Pandolfino, u gjet i vdekur në katin e parë të ndërtesës, pasi policia ishte thirrur për të shtëna armësh zjarri.

Oficerët janë tashmë në ndjekje të tre sulmuesve që ishin parë të hynin në ndërtesë, por nuk kanë dhënë motivin e mundshëm të krimit.

Maciejowski ishte tregtar arti kontemporan ndërsa Pandolfino koleksionist, dhe dyshja dihej që mbante në shtëpi sasi të mëdha veprash arti.
Oficerët thanë se kishte shenja përleshjeje brenda shtëpisë por nuk thanë nëse ishin marrë sende me vlerë.

Pandolfino ishte kthyer në shtëpi rreth orës 22.00 ndërsa Maciejowski kishte qëndruar në shtëpi.

Pamjet tregonin tre njerëz që hynin në shtëpi në ora 22.19 dhe ishin larguar në ora 22.23, sipas policisë, thuajse në kohën kur zhurmat e të shtënave u raportuan te policia.

Maciejowski dhe Pandolfino ishin bashkë prej të paktën katër vitesh sipas miqve të tyre, pasi ishin njohur në Londër, ku kishin jetuar për disa kohë.
Maciejowski kishte pasur një galeri arti online, e cila ishte mbyllur në 2019.

Ndërsa Pandolfino ishte aksioner në grupin maltez të artit Art Decor and Interiors dhe më parë kishte punuar në sektorin financiar në Londër.
Lajmi ka shokuar komunitetin LGBTQ në Maltë por disa përfaqësues thonin se nuk besonin se ka lidhje me homofobinë dhe urrejtjen

FOTO GALERI
1/5
Ivor Maciejowski ishte britanik me prejardhje polake

Top Channel