Kris Jenner, e cila njihet për investimet dhe bizneset që ndërmerr herë pas here, së fundmi ka mundur të shesë shtëpinë e saj për miliona dollarë.
Ajo e bleu banesën në Hidden Hills prej 9,400 metrash katrorë, me gjashtë dhoma gjumi dhe tetë tualete në nëntor të 2017-ës për 9,9 milionë dollarë dhe e shiti atë së fundmi për 15 milionë dollarë.
Sipas TMZ, marrëveshja raportohet se është bërë jashtë tregut dhe blerësja e kësaj rezidence luksoze është Katharina Harf e kompanisë, Coty Inc..
Coty Inc. është e njëjta kompani që bleu një shumicë të aksioneve në kompaninë kozmetike të Kylie Jenner-it për 600 milionë dollarë – dhe e bëri atë miliardere. Harf do jetë në gjendje të shijojë pishinën dhe shtëpinë e mrekullueshme dhe për më tepër tashmë është fqinje me Kim dhe Kanye West.
Top Channel