Maqedonia e Veriut “bllokon” kosovarët: Test negativ, edhe nëse kalojnë tranzit

19/08/2020 11:31

“Test negativ për shtetasit e Kosovës që kalojnë në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe thjesht tranzit”; mediat vendase thonë se ky është propozimi që po përgatit ministria maqedonase e shëndetësisë për ekzekutivin.

Testi negativ PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e saj të mëngjesit, mori vendim që të zbatohet testimi i detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut.Udhëtarët transit në vendkalimin kufitar duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.Nga atje thonë se ky propozim i komisionit do të dërgohet deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kosova një ditë më parë shënoi edhe 6 viktima nga koronavirusi i ri. Në bazë të 494 mostrave të testuara janë konfirmuar edhe 141 raste të të infektuarve, ndërsa sëmundjen COVID-19 e kanë mundur 219 pacientë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 416, i të infektuarve në 11.686 ndërsa janë shëruar gjithsej 7.562 persona. Aktualisht në Kosovë, raste aktive me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri janë 3.708 persona. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 544 pacientë, prej tyre 439 janë të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale. Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 19 pacientë janë në respiratorë, 22 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 358 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA