Pas disa javë pushimesh në plazhet e Italisë dhe Francës, Georgina Rodriguez i është dedikuar punëve të shtëpisë të lëna pas dore.
Partnerja e Ronaldos është parë duke nderë rrobat në tel. Krahas veprimit, vëmendje mori dhe mbishkrimi që ajo i vendosi fotos në “Instagram”:
“Shumë rroba për t’u larë e tharë”, shkroi modelja seksi.
Ndërkohë, Georgina dhe Cristiano e vendosën për disa javë jahtin e tyre luksoz në brigjet e bukura të San Trope në Francë dhe në fshatin piktoresk të Portofinos.
Në pushime dyshja e njohur publikoi qindra foto në rrjete sociale, ku në çdo moment treguan hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, por edhe u shfaqën mjaft në formë.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel