“Shumë rroba për t’u larë e tharë”/ Georgina merr situatën në “dorë”, fotografohet duke nderë rrobat në tel (FOTO)

18/08/2020 20:00

Pas disa javë pushimesh në plazhet e Italisë dhe Francës, Georgina Rodriguez i është dedikuar punëve të shtëpisë të lëna pas dore.

Partnerja e Ronaldos është parë duke nderë rrobat në tel. Krahas veprimit, vëmendje mori dhe mbishkrimi që ajo i vendosi fotos në “Instagram”:

“Shumë rroba për t’u larë e tharë”, shkroi modelja seksi.

Ndërkohë, Georgina dhe Cristiano e vendosën për disa javë jahtin e tyre luksoz në brigjet e bukura të San Trope në Francë dhe në fshatin piktoresk të Portofinos.

Në pushime dyshja e njohur publikoi qindra foto në rrjete sociale, ku në çdo moment treguan hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, por edhe u shfaqën mjaft në formë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

 

FOTO GALERI
11/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA