PSG me një këmbë në finale/ Marquinhos dhe Di Maria vazhdojnë “ëndrrën”

18/08/2020 22:03

Ka përfunduar me rezultatin 2-0 gjysmëfinalja e parë mes Paris Saint Germain dhe Lajpcig.

Ndeshja nisi mjaft vrullshëm për të dyja ekipet, por parizienët u treguan më konkretë dhe duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen kundërshtare kalojnë në epërsi falë një goli të qendërmbrojtësit Marquinhos, i cili realizoi mjaft bukur me kokë pas një krosimi të Di Maria.

Më pas Mbappe dhe Neymar kërcënuan disa herë portën e portierit Gulacs, por pa konkretizuar asgjë. Për të vendosur në një pozicion më të favorshëm ekipin, mendoi Di Maria, i cili realizoi vetëm tre minuta para kohës së rregullt.

Nga krahu tjetër gjermanët e Lajpcig qëndruan në hije këtë pjesë të parë, duke shpresuar tek barazimi dhe pse jo kthesa në fraksionin e dytë të lojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA