Ku gjendet modelja e zhveshur? Artisti përdor me mjeshtëri bojën trupore për të krijuar kamuflazhin e përkryer

18/08/2020 17:28

Një artist ka përdorur aftësi të pabesueshme të ngjyrimit të trupit, për të fshehur modelen e tij duke e bërë atë njësh me sfondin natyror ku pozon.

Modelet u pikturuan në trup me kujdes për t’u vendosur më pas në një sfond piktoresk natyror ku u përzien në mënyrë të padukshme me rrethinat e tyre.
Autor i imazheve është artisti gjerman Jörg Düsterwald, 54 vjeç, i cili njihet për punime artistike, reklamime dhe fushata marketingu, ndërsa ka përdorur ngjyrimin e trupit prej më shumë se 20 vjetësh.

Ai realizon imazhet e tij në vendndodhje të ndryshme të Gjermanisë, dhe me to po përfaqëson muajt e sezonet në kalendarin zyrtar të vitit 2021.

Provojeni të zbuloni ku ndodhet modelja e fshehur nga artisti, dhe më pas konsultoni observimet tuaja me përgjigjet në foton e fundit …

FOTO GALERI
11/11
11. Imazhi i një muri të gurtë i rrethuar nga pemë e gjethe Përgjigjet: 1. E fshehur në qendër të fushës së livandos 2. E mbeshtetur te kasollja 3. E ulur në shkëmb 4. Në rrëzë të trungut të pemës 5. E mëbshtetur në shkëmb 6. Mbështetur në shkëmb në të majtë të imazhit 7. Ulur në trungun e pemës djathtas 8. Duke u mbështetur me kujdes në degën e pemës 9. E shtrirë në dëborë në sfond 10. E shtrirë përtokë pranë shkëmbijve të mbuluar me dëborë 11. E përzier me murin e gurtë djathtas

Top Channel