![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
10/02 22:50
Ka përfunduar me rezultatin 1-0 pjesa e parë e ndeshjes midis Interit dhe Shaktar Donetsk.
Zikaltërit janë me një këmbë në finale falë një goli të Lautaro Martinez në minutën e ’19. Goli në fakt ishte një meritë e mesfushorit Nicolo Barella, i cili kaloi mjaft bukur mbrojtësin kundërshtar dhe me një harkim mahnitës bëri që Lautaro ta kishte të lehtë përpara portierit Payatov.
Ndërkohë kujtojmë që kjo pjesë e parë ka qenë tepër voluminoze, e pasur me raste dhe aksione të shpejta. Fituesja midis këtyre dy skuadrave do të gjej në finale Sevilla-n, e cila mposhti ditën e djeshme Manchester United me rezultatin 2-1.
Momentin e golit mund ta shikoni në videon e mëposhtme.
Top Channel