Lugina e Vdekjes në SHBA shënon temperaturën më të lartë në tokë me 54.4 gradë

17/08/2020 21:47

Ajo që mund të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në sipërfaqen e tokës prej 54.4 gradë C ose 130 gradë F, mund të jetë regjistruar së fundmi në parkun kombëtar të Luginës së Vdekjes në Kaliforni.

Regjistrimi është duke u verifikuar tashmë nga ekspertët dhe vjen mes një vale të nxehti ekstrem në brigjet perëndimore të SHBA, ku priten ende rritje të temperaturave kësaj jave.

I nxehti ekstrem ka shkaktuar dy ditë ndërprerje të energjisë elektrike në Kaliforni pas avarisë në një stacion elektrik të shtunën.
Edhe para kësaj, temperatura më e lartë në tokë prej 54C ishte regjistruar po në këtë luginë në 2013.

Sipas një analize nga historiani Christopher Burt, disa dëshmi për temperatura akoma më të larta në rajon rreth viteve 1913 nuk janë të besueshme.

Edhe një temperaturë prej 55 gradë C – e regjistruar në Tunizi në 1931, sipas Burt ka mjaft çështje kredibiliteti.

Vala aktuale e të nxehtit në SHBA shtrihet prej Arizona në jugperëndim deri në shtetin e Uashington në veriperëndim.

FOTO GALERI
4/5
I nxehti ekstrem ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Kaliforni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA