Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur postimit në Twitter të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se të bërit përgjegjëse qeverinë për situatën në Kakavijë, është “një sebep i radhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politik”.
Teksa publikon një letër të ambasadës shqiptare në Greqi drejtuar Ministrisë së Jashtme në datën 5 gusht të këtij viti, ku e paralajmëron për masat e reja të vendosura nga shteti fqinj, Meta i kërkon dhe një herë ndjesë të gjithë shqiptarëve “të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!”.
Reagimi i Presidentit Meta:
Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! ?????
Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.
Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!
Top Channel