Kosovë/ ‘​NEWBORN’ do të bëhet me bazament dhe ndriçim

17/08/2020 17:15

Monumenti NEWBORN, i njohur si simbol i pavarësisë, i vendosur në Prishtinë, do të bëhet me bazament dhe ndriçim.

Obelisku i pavarësisë, një ndër pikat më të vizituara në Kosovë, çdo vit ndryshon pamje, për ta bërë atë më tërheqës për vizitorët vendas e të huaj.

Ditëve të fundit kanë nisur punimet për vendosjen e bazamentit dhe ndriçimit të këtij obelisku.

Punimet janë paraparë të kryhen brenda 45 ditëve. NEWBORN është një monument skulpturor dhe historik, ashtu si edhe atraksion turistik në Prishtinë, i cili është zbuluar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Monumenti përbëhet nga fjala NEWBORN me shkronja të mëdha, që në atë kohë kishin ngjyrë të verdhë, ndërkohë që çdo vit ka ndryshuar pamje.

Të parët që nënshkruan në këtë obelisk, ishin ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

Top Channel