Interi arrin në finale me anë të një festivali golash.
Serinë e goeladave e hapi Lautaro Martinez, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një harkim të bukur në zonë dhe me kokë mposht portierin Payatov.
Pjesa e parë përfundoi vetëm me golin e Martinez-it të shënuar. Për t’i lënë vendin pjesës së dytë, e cila nisi mjaft vrullshëm dhe përsëri me kokë realizon Dambrosio. Për të shuar shpresat e ukrainasve të Donetsk, mendoi përsëri Martinez, i cili me një goditje të fuqishme mposhti për herë të dytë portiern Payatov.
Gjurmën e tij në këtë takim e la dhe Lukaku i cili realizoi një dygolësh mjaft të bukur në minutat e fundit të takimit. Shaktar “sfumoi” në këtë mënyrë një rrugëtim tepër të bukur deri në gjysmë finale. Ndërsa Interi dhe tifozët e saj kanë shkuar në “qiellin e shtatë”, pasi një trofe prestigjioz në Milanon zikaltër mungon prej 10 vitesh.
Kujtojmë që në finale Inter do të gjej Sevilla-n, ndeshje që do të luhet të premten e 21 gushtit në orën 21:00, e do të transmetohet në platformën “Digi Talb”.
Top Channel