Video/ Momenti i tmerrshëm, 21-vjeçari rrëmben dhe përdhunon 49-vjeçaren

16/08/2020 13:36

Kamerat e sigurisë së një shtëpie, kanë regjistruar momentin kur një i huaj kap me forcë një grua, e merr në krahë e më pas e përdhunon dy herë dhe e rreh gati për vdekje.

Aron, Murphy, 21 vjeç, u kap nga kamerat e sigurisë teksa rrëmben një grua 49-vjeçe dhe e përdhunon dy herë. Më pas i riu tenton ta vrasë atë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të 21 majit në Harrow të Londrës, por pamjet e momentit janë publikuar së fundmi në mediat e huaja.

Në kohën kur ka ndodhur sulmi, Murphy sapo ishte liruar me kusht, me një akuzë të mëparshme abuzimi seksual ndaj një gruaje 51-vjeçare. Gjithashtu raportohet se ai kishte përdhunuar dhe një vajzë kur ka qenë vetëm 14 vjeç. Ndërkohë ditën e djeshme gjykata dënoi me burgim të përjetshëm të riun e shkolluar në Xhamajka.

Top Channel