Studimi/ Izolimi na bëri pijanecë, ja si u shtuan pijedashësit gjatë karantinës

16/08/2020 07:00

Pandemia e koronavirusit ndërroi shumë nga sjelljet tona të përditshme dhe një nga to është dhe konsumimi i alkoolit.

Një studim i ri tregon se miliona britanikë janë duke konsumuar më shumë pije alkoolike që nga nisja e masa shtrënguese duke rritur kështu frikën se do jetë shumë e vështirë për të hequr dorë nga ky zakon.

“Drink¬aware” zbulon se 22% e personave mbi 18 vjeç kanë rritur konsumimin e tyre të alkoolit. Por kjo shifër rriten në 38% për ata që ndodhen me leje dhe 33% tek prindërit me të paktën 1 fëmijë nën 18 vjeç.

Për shumë pijedashës, alkool largon mërzinë dhe ankthin. Te personat që konsumojmë më shumë se zakonisht, 38% e tyre po pinë në më shumë ditë, ndërsa 19% e nisin ditën me një pije alkoolike më herët.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel