Spektakël dritash, në vend të tapetit të luleve

16/08/2020 14:51

Brukseli ka zgjedhur të organizojë një spektakël dritash për banorët dhe turistët, në vend të tapetit të luleve, një traditë ekspozimi lulesh në sheshin qendror historik të qytetit që është anuluar këtë vit për shkak të kufizimeve nga koronavirusi.

Lazera të mëdhenj kanë projektuar imazhe lulesh mbi godinën e bashkisë së Bbrukselit dhe organizatorët thanë se qëllimi ishte të sillej pak magji në Bruksel, në mesin e anulimit të shumë e shumë eventeve publike.

“Krahasuar me tapetin e luleve, që pamë dy vjet më parë, kjo shfaqje më pëlqeu më shumë. Dritat, muzika, gjithçka ishte e mrekullueshme”.

Organizatorët vendosën në shesh dy lazera dhe dy projektorë të mëdhenj për të patur video dhe imazhe me lazer e duke përdorur sistemin ekzistues në shesh. Kjo me qëllim që të krijohej një atmosferë magjike dhe ti ofrohej vizitorëve, banorëve lokalë dhe të tjerëve, një spektakël i veçantë.

Top Channel