SHBA, shkon në mbi 172 mijë numri i viktimave nga COVID-19

16/08/2020 22:28

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 172.630, prej të cilëve 1.095 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA-ja vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur me 56.004, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.532.270.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2.904.000 të infektuar ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 70.246.000.

Në renditjen e vendeve me më shumë raste SHBA-ja ndiqet nga Brazili me 3.317.832 dhe India me 2.600.164 raste.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 621.625 raste të konfirmuara. Kalifornia pasohet nga Florida me 569.637 dhe Teksasi me 556.969 raste.

Top Channel