Italia mbyll diskotekat! Shkak rritja e numrit të të infektuarve, vendi shtrëngon masat

16/08/2020 21:21

Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus, qeveria italiane ka vendosur që të mbyllë diskotekat dhe lokalet e natës.

Vendimi është marrë gjatë pasdites së sotme dhe hyn në fuqi nga e hëna e 17 gushtit ku do të ketë efekt të paktën deri më 7 shtator.

Një vendim që përflitej prej ditësh dhe që u zyrtarizua pas mbledhjes me videokonferencë të ministrit të Shëndetësisë dhe drejtuesve të rajoneve. Por jo vetëm kaq. Në Itali do të ketë edhe shtrëngim të masave sa i përket mbajtjes së maskave.

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të hapura ku është e pamundur që të ketë distancim fizik.

Top Channel