Ditën infermiere, natën pornostare/ Historia e pabesueshme që fshihet pas këtyre 3 vajzave (FOTO)

16/08/2020 19:33

Sipas “The Mirror”, website-t për të rritur po preferohen gjithnjë e më shumë gjatë kësaj pandemie.

Sipas tyre, qindra femra marrin mijëra paundë në muaj duke pozuar për foto dhe video të shkurtra nudo ose me të brendshme. Ndërkohë që kritikët kanë shprehur shqetësime për këtë lloj pornografie, disa të tjerë thonë se kjo industri po fuqizon gratë, të cilat arrijnë të bëjnë mjaftueshëm para për të jetuar mirë.

“The Mirror” ka sjellë historinë e tre femrave, të cilat gjatë ditës bëjnë punë të ndryshme, ndërsa mbrëmjeve i dedikohen industrisë së pornografisë. E para është 38-vjeçarja Chatherine, e cila është e punësuar si menaxhere pranë një kompanie dhe merr 1800 paundë në muaj. Por gjatë pandemisë, kompania e saj u mbyll dhe ajo u gjend e papunë. Për të mbijetuar dhe gjeneruar të ardhura, një shoqe i dha idenë për të punuar në website-t online për të rritur.

“Ishte litar shpëtimi për mua. Muajin e parë bëra 3.000 paundë. Pa atë punë do të gjendesha në mes të katër rrugëve”, ka rrëfyer Chatherine.

38-vjeçarja, një nënë beqare, thotë se poston foto topless dhe ndihet shumë mirë me atë që bën.

Po ashtu dhe historia e 39-vjeçares Nicola ështe e ngjashme me atë të Chatherine. Ajo mbeti e papunë gjatë pandemisë. Edhe pse infermiere ajo tha se turnet u reduktuan që të mos kishte shumë njerëz në departamente. E divorcuar nga bashkëshorti dhe me katër fëmijë për të rritur, i duhej me patjetër një punë, të cilën e gjeti në website-t online. Gruaja rrëfeu se muajin e parë fitoi 1.750 paundë, ndërsa si infermiere kishte një rrogë mujore diku tek 1700.

“Jam e kujdesshme me ato që postoj. Zakonisht hedh foto ose video të shkurtra me bikini dhe veshje sportive”, ka treguar ajo.

Ndërkohë Abi është më e vogël për nga mosha në tre historitë e treguara. Ajo punonte dizenjuese grafike, por e humbi punën për shkak të karantinës. E diplomuar një vit më parë ajo ka treguar se në vit fitonte diku te 12000 paundë. Gjatë pandemisë Abi ka punuar në website-t online, ku ka fituar jo pak por 1.000 paundë në javë. Megjithëse ka trajtuar në mënyrë të detajuar të tre historitë, “The Mirror” shkruan se këto aktivitete mbartin rreziqe në plan afatgjatë për femrat.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel