Bomba me tullumbace/ Izraeli, sulme ajrore në Gaza

16/08/2020 15:26

Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme të reja ajrore të dielën kundër pozicioneve të hamasit në Gaza dhe mbylli një zonë peshkimi rreth enklavës palestineze si reagim ndaj raketave dhe bombave të zjarrit që dërgohen në territor izraelit.

Masa vjen pas një jave tensionesh të shtuara, përfshirë përleshjet e mbrëmjes së të shtunës përgjatë kufirit mes gazës dhe Izraelit.

Dhjetëra palestinezë dogjën goma dhe hodhën mjete shpërthyese dhe granata kundër rrethimit të sigurisë – thanë forcat izraelite të mbrojtjes.

Zemërimi i hershëm palestinez është shtuar edhe pasi Izraeli dhe emiratet e bashkuara arabe nënshkruan të enjten një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, një lëvizje që palestinezët e panë si tradhëti të kauzës së tyre nga vendi në gji.

Gjatë javës së shkuar, forcat izraelite kanë kryer sulme të përsëritura gjatë natës mbi shënjestra të lidhura me grupin islamik hamas që kontrollon rripin e gazës. Ushtria thotë se ato janë kryer si reagim ndaj bombave artizanale të zjarrit të lidhura në tullumbace e balona, që niseshin nga gaza drejt izraelit jugor e që kanë shkaktuar mijëra zjarre mbi fermat dhe komunitetet izraelite.

Izraeli madje reduktoi edhe zonën e lejuar të peshkimit për gazën nga 15 milje detare në tetë, një lëvizje ndëshkuese kjo e përdorur shpesh nga shteti hebre si reagim ndaj zemërimit palestinez.

Top Channel