Vetëvritet Daisy Coleman, 23 vjeçarja që rrëfeu traumën e përdhunimit në dokumentar

15/08/2020 18:40

Daisy Coleman një nga subjektet e dokumentarit të rrjetit amerikan Netflix mbi traumën e sulmeve seksuale, ka vrarë veten në moshën 23 vjeçare.

Lajmin e dha kësaj jave nëna e saj Melinda e cila i kishte kërkuar policisë të kontrollonin nëse bija e saj ishte mirë, pasi nuk kishte kontaktuar me të.

Coleman dhe viktima tjetër e përdhunimit Audrie Pott ishin në qendër të dokumentarit “Audrie & Daisy” ku detajoheshin eksperiencat e tyre me përdhunimin dhe pasojat e mëpasme, si trauma, ngacmimet dhe refuzimi nga komuniteti.

“Bija ime Catherine Daisy Coleman kreu vetëvrasje sonte. Unë njoftova policinë që ta kontrollonin,” shkruante nëna e saj Melinda në Facebook. “Ajo ishte mikja ime më e mirë dhe kërkonte të bënte të dukej se unë mund të jetoja pa të, por kjo është e pamundur. Ajo nuk e mori veten kurrë nga ajo që ata djem i bënë, dhe kjo nuk është e drejtë”.

Coleman ishte përdhunuar në një festë në Maryville, SHBA në janar 2012, kur ishte 14 vjeçe, dhe autori kryesor i aktit nuk u dënua kurrë.

Ajo më tej është ngacmuar e provokuar vazhdimisht në shkollë dhe online për përdhunimin, që asokohe ishte në faqet e para të gazetave amerikane.
Ndërsa Pott u sulmuan në Saratoga, Kaliforni në shtator 2012 dhe u vetëvra 10 ditë më vonë.

Coleman ndoqi universitetin e Missouri Valley dhe krijoi grupin e bamirësisë ‘SafeBAE’, me qëllim ndërgjegjësimin kundër dhunës seksuale në shkollat e mesme në SHBA, si dhe në ndihmë të viktimave për të përballuar eksperiencën e tyre.

Një zëdhënës i rrjetit Netflix tha, “Jemi të trishtuar nga humbja tragjike e Daisy Coleman e cila pati kurajon të ndante historinë e saj në dokumentarin tonë ‘Audrie and Daisy’ duke frymëzuar shumë viktima në të gjithë botën, mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e saj.”

FOTO GALERI
3/3
Viktima tjetër e përdhunimit dhe vetevrasjes Audrie Pott

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA