Kim Jong-un urdhëron ekzekutimin publik të gjashtë zyrtarëve për prostitucion me studentet

15/08/2020 17:11

Kreu komunist koreano-verior Kim Jong-un raportohet së fundmi sot se ka urdhëruar të ekzekutohen në publik gjashtë njerëz të përfshirë në një rreth tregtie seksi me studente universitare, në bare ‘karaoke’ e banjo publike.

Të akuzuarit përfshinin katër anëtarë të partisë komuniste të përfshirë në një rrjet prostitucioni me studente nga universitete të njohura në vend të arteve performuese.

Rrjeti ‘Radio Free Asia’ tha se gjashtëshja u ekzekutuan muajin e kaluar në kryeqytetin Penian.

Agjencia shtonte: “Ata akuzoheshin se kishin paguar për seks ose kishin detyruar studentet universitare të përfshiheshin në marrdhënie me zyrtarët në një kompleks luksoz banjosh publike, që përdoret nga elita e qytetit”.

Një nga burimet thoshte më tej për agjencinë: “Unë isha në skenën e ekzekutimit publik dhe pashë katër anëtarë të partisë komuniste dhe dy sekserë seksi që u ekzekutuan për prostitucion”.

“Çështja përfshinte prostitucion të organizuar me zyrtarët, në dhoma ‘karaoke’ në kompleksin Munsuwon. Në të janë të përfshirë shumë zyrtarë të tjerë, teksa takimet organizoheshin nga persona të njohur si aktorë të ekranit, të cilët u ofronin studenteve pagesa të mëdha për takimet me zyrtarët, diku rreth 500 euro në muaj. Vajzat në fjalë vinin nga universiteti i muzikës e kërcimit në Penian, si dhe nga universiteti i arteve dramatike e kinematografike”.

Rrjeti i prostitucionit ishte ekspozuar kur disa prej studenteve raportuan në polici, kur kuptuan se për çfarë bëhej fjalë, tha burimi.

“Kim Jong-un ishte tërbuar për faktin e studenteve të përfshira nga shkolla e tij e preferuar dhe urdhëroi ekzekutimin me skuadër pushkatimi,” tha burimi.

Megjithse prostitucioni është ilegal në Korenë e Veriut, ai përgjithsisht tolerohet dhe vetëm herë pas herë autoritetet kryejnë fushata kundër fenomenit.

“Ka pasur raste të tjera prostitucioni në Penian por kjo është hera e parë që dikush ekzekutohet për këtë”, tha ai.

FOTO GALERI
2/4
Kim raportohet se deshironte t'i bente shembull zyrtaret e perfshire

Top Channel