Hyn në fuqi karantina! Britanikët “në arrati” nga Franca

15/08/2020 12:38

Mijëra turistë britanikë që kishin zgjedhur të pushonin në Francë, nxituan të kthehen në shtëpi në përpjekje për të evituar masat e karantinës, të cilën Londra vendosi mbi Francën, që hynë në fuqi të shtunën.

Izolimi 14 ditor po ashtu është i detyrueshëm edhe për ata që kthehen nga Holanda, Monako, Malta, ishujt Turks and Caicos dhe Aruba.

Trenat e Eurotunelit ishin të mbushur plot të premten dhe ata që udhëtonin me avionë u përballën me çmime të fryra por disa tragete shtuan kapacitetet. Franca paralajmëroi se do të merrte masa reciproke. Holanda paralajmëroi kundër udhëtimeve jo të domosdoshme në Britaninë e Madhe sapo kufizimet hynë në fuqi të shtunën po tha se nuk do të merrte masa reciproke.

Vendet u vunë në shënjestër të masave për shkak se shkalla e infektimeve atje i kapërceu 20 rastet për 100 mijë persona për shtatë ditë radhazi.

Sipas zyrtarëve, 160 mijë pushues britanikë ndodheshin në Francë dhe gjëja e fundit që ata donin është që pushuesit të ktheheshin në shtëpi bashkë me infeksionin.

Sidoqoftë, shumë udhëtarë, pavarësisht nxitimit nuk mundën të evitonin karantinimin në kthim. Një listë me më shumë se 50 korridore udhëtimi, ku lejohet lëvizja e shtetasve britanikë pa nevojë vetëizolimi në kthim u publikua në fillim të muajt të shkuar dhe më pas u zgjerua. Por, Britania nxori prej saj, fillimisht Spanjën e më pas edhe Francën e Holandën.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel