Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër Athina është zgjuar sot mes shtëllungave të mëdha të tymit të zi duke shkaktuar shqetësim tek banorët.
Mediet fqinje raportojnë se zjarri ka rënë në Metamorfosi, në rrugën sorou. Për pasojë, rruga nacionale Athinë-Lamia u mbyll në të dy kalimet.
Sipas të dhënave të para nga Shërbimi Zjarrfikës, fabrika ku ka rënë zjarri është me materiale të riciklueshme, ndërsa raportohet se zjarri nuk ishte i shtrirë afër banesave. Megjithatë, është dhënë alarmi pasi pranë zonës së zjarrit gjenden fabrika të tjera industrial.
21 zjarrfikëse me 7 automjete kanë mbërritur në vendngjarje së bashku me kamionët e ujit dhe vullnetarë.
Top Channel