VIDEO+FOTO/ Shkoi për të fotografuar tufën, gruaja e pëson keq nga bizoni

14/08/2020 19:07

Një grua me motor, e shtyrë nga kurioziteti dhe kënaqësia për të bërë një foto me një tufë viçash, lë në anë të rrugës mjetin me të cilën po udhëtonte dhe niset drejt fushës.

Kur papritur, në mes të tufës shfaqet një bizon dhe e sulmon atë me brirët e tij të fuqishëm. Është dashur ndërhyrja e kalimtarëve për të larguar kafshën e tërbuar dhe shpëtuar gruan.

Ndërkohë bëhet e ditur se si pasojë e sulmit, gruaja e identifikuar si një 54-vjeçare ka pësuar lëndime të shumta dhe aktualisht gjendet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën…

Top Channel