VIDEO/ Babai hero! Rrezikon veten për të shpëtuar të bijën e mitur, hidhet mbi…

14/08/2020 18:53

Momente vendimtare përcaktohen shpesh nga rastësia dhe reagimi i çastit.

Një reagim që po krahasohet me atë të “super man-it” është ajo e një babai, i cili u hodh mbi një pasqyrë që po binte mbi vajzën e tij të mitur. Në video është fiksuar momenti, kur dy vajza të vogla po luanin me njëra-tjetrën dhe një moment më e madhja prej tyre shkëput me këmbë pasqyrën, e cila nisi të binte në drejtim të vajzës më të vogël.

Në këtë moment ka reaguar babai, i cili është hedhur furishëm në dysheme dhe ka pritur me duar pasqyrën, duke kapërcyer kështu një tragjedi të mundshme. Ngjarja mendohet se ka ndodhur në një qytet të Kinës dhe në drejtim të videos kanë vërshuar mijëra komente pozitive. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet…

FOTO GALERI
1/5

Top Channel