Të armatosur deri në “dhëmbë”, komandot grekë futen në fshatin turk, banorët në alarm (FOTO)

14/08/2020 20:44

Një numër i konsiderueshëm i forcave komando greke, janë duke kryer një stërvitje me armatim të vërtetë në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Kasnthit në Greqinë Lindore.

Fotot janë publikuar nga meidat lokale në zonat e banuara prej turqve, të cilët e kanë konsideruar këtë një kërcënim të drejtpërdrejt nga Greqia ndaj minoritetit turk për shkak të asaj që po ndodh në Egjeun Lindor. Siç raporton edhe “YeniSaafak”, kreu i bashkisë Mustafçova, në rajonin e Ksnathit në Greqi, Ridvan Delihusein, u shpreh se situata ishte e pakuptimtë dhe se ata nuk ishin të njoftuar për një stërvitje të këtyre përmasave.

“Ndihemi të kërcënuar. Nuk është normale që kaq shumë forca të armatosura të shihen nëpër fshat, pa u njoftuar më parë për çfarë po ndodh. Banorët janë të shqetësuar”, u shpreh ai.

Veprimi në fjalë nuk shihet krejtësisht i paqëllimtë nga Ankaraja pasi duket sipas turqve se grekët janë duke kërcënuar minoritetin turk në Greqi si një formë për të kompensuar tensionin në Egjeun Lindor. Rajoni i Ksanthit në Tharkinë Perëndimore në Greqi, banohet kryesit nga minoriteti turk dhe ai Pomak, të cilët i përkasin besimit mysliman.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel