Rrëfehet Miley Cyrus: Përvoja ime e parë seksuale ishte me dy vajza

14/08/2020 17:31

Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus ka zbuluar ndër të tjera, në një intervistë edhe përvojën e saj të parë seksuale.

Këngëtarja, 27 vjeçe, e cila vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e saj “Midnight Sky”, tregoi disa nga eksperiencat e saj në jetën private, shkruan DailyMail.

Cyrus tha se përvoja e saj e parë seksuale ishte një treshe me dy vajza të tjera, ndërsa shtoi se burri i parë me të cilin ka fjetur është Liam Hamsworth, me të cilin u martua por martesa e tyre zgjati shumë pak.

Këngëtarja diskutoi për jetën e saj personale dhe private në një intervistë të rrallë me Alexandra Cooper-in. Cyrus tha se arsyeja që përvoja e parë seksuale ishte me dy vajza ishte se shoqet e saj ia kishin përshkruar lidhjet me meshkujt si të tmerrshme.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel