Në luftë me virusin/ Aeroporti i Brukselit vendos laboratorë testimi

14/08/2020 18:28

Në fillim të shtatorit, aeroporti i Brukselit do të prezantojë laboratorë të lëvizshëm për testet e koronavirusit.

Pasagjerët që kthehen nga një zonë e kuqe, vende ose rajone që Belgjika mendon se përbëjnë një rrezik të lartë do të jenë në gjendje të testohen në aeroport.

“Atje pasagjerët që kthehen nga një zonë e kuqe mund të testohen menjëherë pas mbërritjes”, tha Arnaud Feist, shefi i Aeroportit të Brukselit.

Testi për mbërritjen e pasagjerëve që duhet të testohen do të kushtojë rreth 47 euro (56 dollarë).

Aeroporti ”Charleroi”, aeroporti i dytë i Brukselit që punon kryesisht me kompanitë ajrore ”Ryanair” dhe ”Wizzair”, nuk ka shpallur masa të ngjashme.

Top Channel