Është 30 vjeçe dhe ka 11 fëmijë/ Rrëfehet nëna e re: Dëshiroj të kem dhe të tjerë…

14/08/2020 18:48

Edhe pse ka 11 fëmijë në 30-at e saj, Britni Church, nuk ka ndërmend të ndalet, madje është shprehur se së shpejti dëshiron që të sjellë në jetë një fëmijë tjetër.

Britni nga SHBA, është bërë për herë të parë nënë me vajzën Crizman, disa ditë pas ditëlindjes së saj të 16-të. E pas vajzës, vijuan të vinin në jetë Jordan 14 vjeç, Caleb, 13, Jace, 12, Cadence, 10, Jesalyn, tetë, Christopher, tre dhe trinjakët Oliber, Asher dhe Abdel. Megjithëse ka shumë taksa dhe shpenzime, që lidhen me shkollën e nevojat e fëmijëve, Britni dhe partneri i saj Chris, kanë dëshirë që të kenë në gjirin e tyre dhe fëmijë të tjerë.

“Shpresoj që në të ardhmen të kem dhe një vajzë tjetër. Unë se kisha menduar ndonjëherë se do të bëja 11 fëmijë. Gjithmonë kam qenë e mendimit se katër janë të mjaftueshëm. Megjithatë nuk ndihem sikur kam shumë fëmijë, situata më duket normale”, u shpreh 30-vjeçarja.

Britni ka kaluar dy martesa në jetën e saj, e para nuk funksionoi dhe ajo kërkoi divorcin duke marrë kujdestarinë e katër fëmijëve të parë. Ndërsa me partnerin aktual Chris ajo u martua në verën e vitit 2014 dhe me të ka shtatë fëmijë.

“Kisha shumë turp kur mbeta shtatzënë me Chris-in. Dëshiroja që fëmijët e mi të kishin vetëm një baba, por fati nuk deshi. Chris është një baba shembullor dhe i trajton fëmijët të gjithë njësoj, ndihem me fat që e kam atë”, përfundoi gruaja.

FOTO GALERI
5/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA