Një kërcimtare me pagesë ka folur hapur së fundmi për kohën e saj në klubet e natës në Marok, për shthurrjen e festave të vona dhe sesi mbulohej në para nga sheikët e pasur që vinin për t’u dëfryer.

Maroku konsiderohet si vend shumë konservator ku ndalohen shfaqjet publike të afeksionit dhe veshjet zbuluese, prandaj dhe vendi afrikano-verior nuk lidhet shpesh me festat “pikante”.

Por Sara ka hedhur poshtë këtë fasadë duke treguar për eksperiencat e saj si kërcimtare “sensuale”atje. 29-vjeçarja tregon sesi takohej rregullisht me sheikë super të pasur, edhe pse thotë se u përfshi vetëm prej dëshirës së saj për kërcimin.

Venezuelania me më shumë se një milionë ndjekës në rrjetet sociale, shpjegon: “Unë jam latine, dhe si e tillë, ne kemi humor të lumtur. Ne duam të zbavisim, të kërcejmë, të zbavitemi. Kërcimi është pasioni im i vërtetë, dhe kur më ftuan për herë të parë në Marok për të kërcyer ishte një eksperiencë e pabesueshme”.

Megjithëse lokalet në Marok janë konservative, normat ndryshojnë kur bëhet fjalë për klubet ekskluzive të natës.

Sara thotë: “Ka një kulturë strikte për kërcimin ekzotik, por unë gjeta punë në çdo klub që kam shkuar”.
“Rrobat e mia ishin shumë të vogla!

“Ishte një eksperiencë e çmendur, unë nuk dija të flisja arabisht, dhe as frëngjisht, që ishin dy gjuhët e vetme që fliteshin aty. Por për fatin tim të mirë gjuha e trupit fliste shumë më tepër.”

Kështu që vajza shpejt nisi të krijonte reputacionin e saj.

Sara tha “Njerëzit nisën të me thërrisnin ‘Bomba Latine’, bëheshin shumë pasionantë me mua, më thanë se ma vunë pseudonimin pasi format e mia janë shumë eksplozive”.

Dhe meqenëse kërkesa ishte e lartë, të ftuarit ishin mjaft bujarë me bakshishet e tyre.

Ajo shpjegon: “Me flokët e mi të zinj dhe tiparet e fytyrës së ngjashme me ato arabe, unë merrja shumë bakshishe. Në fakt duhet ta shohësh vetë që ta besosh se në botë ka njerëz që kanë aq shumë para”.

Edhe pse Sara ishte e rrethuar nga paraja, ajo insiston se nuk ofronte seks në këmbim.

“Nuk kisha parë kurrë festa të tilla milionerësh– sheikë nga Arabia Saudite dhe vende të tjera të vogla arabe, me male me para”.

“Ata hidhnin tufa me para në ajër teksa kërceja, ishte çmenduri, por nuk ishte prostitucion, vetëm kërcim me veshje – ishte çmenduri!”
Sara thotë se hoqi dorë nga kërcimi kur shefat nuk e respektonin më.

“Më pas i çova talentet e ia në vende të tjera Portugali, Kinë, Holandë, Spanjë, Brazil, Egjipt. Ajo që ka funksionuar gjithmonë me mua janë të pasmet, prapanica ime tërheq vëmendjen e të gjithëve, kudo që të jem në botë. Ajo më ndihmon të kaloj çdo kufi prandaj falenderoj për këtë nënë time”.

FOTO GALERI
2/6
Maroku konsiderohet si vend konservator por Sara ka hedhur poshtë këtë fasadë

Top Channel