Të gjithë e dinë se kur është fjala për të vegjlit askush nuk duhet të bëjë shaka me nënën, por kjo nuk mund të thuhet përherë për baballarët në botën e kafshëve.

Madje disa prej tyre janë tërësisht “indiferentë” ndaj familjes së kanë krijuar ose edhe më keq me tendenca kanibale ndaj saj.

Por ka disa baballarë që janë një nxitje madhore në jetën e të vegjëlve të tyre dhe ashtu si baballarët njerëzorë, bëjnë sakrifica të mëdha për familjen.

Më poshtë kemi një listë të 13 baballarëve të veçantë në botën e kafshëve që bëjnë sakrifica të rralla për të mësuar, mbrojtur dhe kujdesur për të vegjlit e tyre.

1. Pinguini perandor

Nëna majtas, babai djathtas.

Antarktika është një nga vendet më të ashpra të botës ku në dimër temperatura arrin deri në -50 gradë dhe era fryn me qindra kilometra në orë, por pikërisht këtu pinguinët perandorë rrisin të vegjlit e tyre. Me hyrjen e dimrit nëna lëshon vezët dhe me pas niset për një sezon 2 mujor gjuetie ku ajo vetëm ha për të shtuar në peshë. Gjatë kësaj kohe baballarët janë ata që duhet të kujdesen për vezën duke e mbajtur mes këmbëve të tyre.


Kur nëna kthehet ata e rrisin fëmijën së bashku.

2. Majmunët makakë “barbari”


Ashtu si baballarët njerëz, makakët tregojnë më mburrje fëmijët e tyre në rrethin shoqëror, duke i mbajtur në krahë si një trofe. Kështu ata njihen, lidhen dhe formojnë aleanca brenda komunitetit të tyre.

3. Xhakana


Kjo duket si një zog monstër me tetë këmbë, por në fakt është një baba xhakana që po nxjerr për një xhiro fëmijët e tij.
Zogjtë xhakana janë “poliandrozë”, që do të thotë sepse sapo femra mbaron punë me një mashkull, nis aventurën tjetër romantike me çiftues të rinj.


Meshkujt që ajo lë pas duhet të bëjnë të gjitha detyrat prindërore: ulen mbi vezët, i mbajnë zogjtë nën krahë, prandaj dhe ne foto duken këmbët e tyre të varura çuditshëm. Dhe meqenëse janë zogj uji, baballarët shpeshherë i nxjerrin ata nga rreziqet si duke i shpëtuar nga mbytja apo nga krokodilët.

4. Majmuni i natës


Pasi nëna majmune e natës lind, stafetën e marrin baballarët duke u kujdesur e luajtur me të vegjlit, në një kohë kur nëna vetëm sa i jep gji. Kur sesioni i gjirit mbaron nëna i përzë të vegjlit duke i drejtuar nga babai.
Familjet e majmunëve të natës prishen vetëm kur meshkuj të huaj ndajnë me forcë çiftin.

5. Gorilla


Megjithëse të frikshëm e të fuqishëm, meshkujt gorilla i kanë pikë të dobët të vegjlit duke luajtur me ta e duke i mbajtur në kurriz.
Ata kujdesen gjithashtu dhe për fëmijët e meshkujve të tjerë, siç supozohet, për të rënë në sy të femrave, të cilat preferojnë meshkujt që kujdesen për të vegjlit.

6. Peshku kardinal


Baballarë të devotshëm ka shumë dhe mes peshqve siç është peshku kardinal, femra e të cilëve lëshon rreth 40 vezë të cilat babai i merr në gojën e tij për t’i mbrojtur nga predatorët. Kjo do të thotë se deri në çeljen e tyre, ai nuk mund të ushqehet.

7. Marmoseta


Marrëdhëniet në familjen e marmosetave janë shumë të ngjashme me ato të njeriut. Babai marmoset është gjithmonë duke ndihmuar duke i mbajtur në kurriz të vegjlit pas lindjes. Shkencëtarët thonë se kur babai marmoset dëgjon të qarën e të voglit pëson shtim të testosteronit, siç ndodh dhe në reagimin e baballarëve njerëzorë, para se të veprojnë menjëherë për mbrojtjen e tyre.

8. Pulëbardha e rërës (Sandgrouse)


Ky zog jeton në shkretëtira dhe vende të varfra për ujë, prandaj baballarët fluturojnë çdo ditë për të siguruar ujë për të vegjlit, të cilëve zakonisht i sjellin çdo herë një masë prej rreth dy lugë gjelle.

9. Ujku


Ujqërit janë kafshë socialë që jetojnë në tufë, e cila përbëhet kryesisht nga 2 prindërit dhe fëmijët e tyre të rritur. Prandaj kur nëna lind e gjithë tufa kujdeset për të vegjlit. Ujku mashkull është një baba shumë i vëmendshëm, që sjell ushqim e mbrojtje. Ata gjithashtu kujdesen e luajnë me të vegjlit, nganjëherë edhe me ashpërsi, për t’i mësuar aftësi e nevojshme të mbijetesës.

10. Bretkosa helmuese


Femra e kësaj specieje bretkose lëshon vetëm 5-6 vesë në vend të disa qindrave, dhe prej këtij numri kaq të pakët për specien, baballarët janë shumë të dedikuar ndaj tyre. Babai bretkosë qëndron roje dhe njom vezën për ditë me radhë deri në çeljen e saj.

Ndërsa më pas ai mban në kurriz çdo të lindur për t’i transportuar në vendin e caktuar si fole.

11. Tamarina e florinjtë


Majmunët tamarinë janë baballarët kampionë për të mbajtur të vegjlit në kurriz. Femrat zakonisht lindin dy binjakë për të cilët nuk mund të kujdesen të vetme, prandaj në 6-7 javët e para të jetës ata qëndrojnë më shumë në kurrizin e babait të tyre.

12. Bufi i dëborës


Baballarët bufë sjellin pandaluar ushqim në shtëpi, fillimisht për nënën që rri duke ngrohur vezët, e më pas për të gjithë familjen. Puna e babait vazhdon edhe kur të vegjlit rriten dhe lënë folenë, teksa ai i ndjek për t’i ndihmuar të sigurojnë ushqim apo duke i furnizuar vetë.

13. Kuajt e detit


Roli i babait të kalit të detit është ndryshe nga kafshët e të gjithë botës, pasi është ai që “mbetet shtatzënë”.
Ai mban vezët në një xhep të veçantë dhe më pas lëshon rreth 1,500 bebe kuaj deti, me të cilët ka gjenetikë të njëjtë.

FOTO GALERI
1/4
Baballarët bufë kujdesen edhe kur të vegjëlit rriten dhe lënë folenë

Top Channel