Zhytësit e Kinës qëllojnë nën ujë me automatikë specialë në manovra (video)

13/08/2020 17:02

Një video e publikuar së fundmi nga mediat shtetërore kineze tregon manovra stërvitore të komandove detarë ‘Jiaolong’ teksa qëllojnë nën ujë me armë speciale zjarri.

Me emrin që përkthehet në “Dragoi i Detit,” njësia elitare është e pajisur me jete të specializuara për misione infiltrimi, patrullimi në xhungël dhe anti-terrorizëm urban.

Megjithse luftimi nënujor trup më trup është specialiteti i tyre, njësitë janë pajisur me armë speciale zjarri që qëllojnë nën ujë.

Në video shihet që komandot duhet të afrohen më shumë se zakonisht te objektivat e tyre për të kompensuar humbjen e distancës së udhëtimit të plumbit në ujë.

Burimet thonë se arma kineze nënujore në fjalë quhet QBS-06, një ekuivalente e automatikëve ujorë rusë APS të përdorur nga komandot atje.

Automatiku APS daton prej Bashkimit Sovjetik, dhe është një konfigurim i armës klasike AK-47 por me një karikator të zmadhuar në formë banane me 26 plumba të fuqishëm 5.66mm x 120mm.

FOTO GALERI
3/4
Komandot duhet të afrohen më shumë se zakonisht te objektivat e tyre për të kompensuar humbjen e distancës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA