SHBA/ I dyshuari i liruar prej koronavirusit vret vajzën që e akuzoi për përdhunim

13/08/2020 17:38

Një i dyshuar në një çështje përdhunimi që u lirua nga burgu prej pandemisë së COVID-19 më vonë vrau gruan që e akuzonte për krimin.

Policia në Virginia të SHBA thotë se lirimi i te dyshuarit u bë sipas planeve shtetërore të COVID-19, dhe se nuk mund të parashikonin që 33 vjeçari Ibrahim E. Bouaichi do të vriste Karla Elizabeth Dominguez, e cila e kishte akuzuar për përdhumin dhe rrahje, në fillim të vitit.

Ndaj tij ishin ngritur akuzat e përdhunimit, mbytjes, pengmarrjes dhe plagosjes.

Dominguez ishte një emigrante nga Venezuela dhe nuk kishte familjarë në SHBA.

Pas burgosjes në dhjetor avokatët e Bouaichi kërkuan lirimin e tij prej rrezikut të pandemisë së COVID-19.

Policia e Virginia tha se Bouaichi ishte kthyer javën që shkoi në Alexandria dhe vrau Dominguez jashtë apartamentit të saj.

I dyshuari u kap dje pas një ndjekjeje me makinë me policinë, ndërsa u gjet me një plagë plumbi që raportohet se kishte shkaktuar vetë.

Rasti paraqet një efekt të rëndë dytësor të pandemisë teksa mbrojtësit e të drejtave civile pretendojnë se pandemia e koronavirusit kërkon që të burgosurit të lirohen herët prej rrezikut të infektimit.

Dhe në fakt kjo është e drejtë sepse të burgosurit jetojnë në qeli të përbashkëta, kanë hapësira të përbashkëta ngrenieje, larjeje, por lirimi i tyre ka shtuar numrin e krimeve të hakmarrjes ndaj akuzuesve.

FOTO GALERI
3/3
I dyshuari u kap dje pas një ndjekjeje me makinë me policinë, ndërsa u gjet me një plagë plumbi që raportohet se kishte shkaktuar vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA