Dyshohet se kishte lidhje me grupin ShinyHunters, policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së 29/09 23:00
Mercenarët e kompanisë private ushtarake ruse Wagner Group do t’i dorëzohen së shpejti Moskës, njoftonin mediat e të dyja vendeve.
Agjencia Interfax tha se ushtarakët e akuzuar fillimisht për nxitje trazirash gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale “do t’i dorëzohen Rusisë për hetime të mëtejshme, mundësisht brenda kësaj jave.”
Më herët edhe Ukraina kishte dërguar një kërkesë ekstradimi për të kapurit me argumentimin se kishin marrë pjesë gjithashtu në konfliktin e Donbas.
Ushtarakët ishin akuzuar fillimisht se kishin ardhur në vend për “destabilizimin e situatës gjatë fushatës elektorale” dhe kishin qëndruar në një rezort pranë kryeqyteti Minsk.
Top Channel