Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Sipas komunikatës ministrore, gjatë këtij takimi, ministri Selimi ka falënderuar Ambasadorin Sakar për mbështetjen që ka ofruar shteti i Turqisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe sidomos në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministri Selimi e ka njoftuar Ambasadorin Sakar për nismat e ndërmarra gjatë mandatit të tij, përfshirë agjendën legjislative, themelimin e Gjykatës Komerciale si dhe prioritetet të cilat synon t’i realizojë për fuqizimin e sundimit të ligjit, sidomos në çështjen e reformës në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori Sakar ka vlerësuar si shumë të dobishme dhe të rëndësishme krijimin e Gjykatës Komerciale, e cila sipas tij do të dërgojë mesazh tejet pozitiv te investitorët e huaj, si dhe ka falënderuar ministrin Selimi për gatishmërinë për të fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke rikonfirmuar se shteti i Turqisë do të vazhdojë ta mbështes Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj në çdo proces me rëndësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA