Shkatërrohet “bisha” me vlerë 170 mijë euro/ Burri përplas “McLaren 570″ në qendër të Londrës

12/08/2020 18:08

Një “McLaren 570”, me vlerë 170 mijë euro, pësoi lëndime të shumta pas një aksidenti të kryer në qendër të Londrës.

Sipas dëshmitarëve, shoferi i automjetet po e drejtonte makinën luksoze me një shpejtësi tej normave të lejuara dhe si pasojë ka humbur kontrollin e saj dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Segmenti ku ka ndodhur përplasja ka një kufi shpejtësie që nuk i kalon 50 km/h. Sipas raportimeve shoferi nuk ka pësuar asnjë lëndim nga ky incident, ndërsa makina luksoze ka dalë jashtë përdorimit.

Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen ka pasur dhe një reagim të policisë.

“Ndodhin shpesh aksidente të tilla, por kur bëhet fjalë për një super automjet siç është McLaren 570 të bën të ndihesh keq. Shërbimet hoqën makinën nga rruga dhe me sa u konstatua ajo tashmë ka dalë jashtë përdorimi”, u shpreh komandant Simon Tuhill.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA